Kulturë

Katër qëllimet kryesore të gazetarisë sot

Nëse, siç propozonte dikur Hilary Mantel, historia është mënyra se si ne organizojmë injorancën tonë mbi të shkuarën, atëherë, si mund ta trajtojmë ne paditurinë tonë mbi komunikimet radikalisht në ndryshim të së tashmes, me qëllimin ta bëjmë të ardhmen të shndritshme? Shpresa mund të jetë fuqi, siç pretendon slogani i fundit i fushatës promovuese të the Guardian, por të ushqesh shpresën, kjo kërkon një fjalor të përbashkët. Le ta nisim nga fillimi: për çfarë është gazetaria?

Përveçse fitojnë para dhe sigurojnë ndikim për disa, cilave qëllime u shërbejnë mediat në shoqëritë që duan ta quajnë veten të lirë? Edhe një konsensus i ashpër në lidhje me këtë, mund të na ndihmojë të vlerësojmë se sa mirë po përmbushen këto qëllime, dhe të dimë sesi të përshtatemi në një epokë të enteve të mëdha, por të ngathëta të mediave sociale dhe inteligjencës artificiale të etur për të dhëna, e të pagjykueshme në rrafshin etik. Katër qëllime të gazetarisë, të njohura, edhe pse të shprehura ndryshe, duket se mbeten ende të vlefshme:

Ndihmojnë unifikimin e shoqërisë civile: media, sidomos ajo lokale, shërben si forum publik, mbledhës informacioni, shpërndarës, e kryen edhe shumë aktiviteteve rutinë të nevojshme për një shoqëri të shëndetshme civile – të cilat mund të kalojnë pa u vënë re derisa zhduken, ose të paktën te mbeten jo të hapura mjaftueshëm. Në mënyrë thelbësore, këto procese mbështesin tolerancën e mundësojnë të kuptuarit e “larmisë”, “të të tjerëve” përreth nesh, pa na kërkuar që të bashkohemi, apo qoftë edhe të aprovojmë. Ato na ndihmojmë të ecin së bashku, dhe kjo nuk është arritje e vogël.

Lehtësojnë proceset demokratike: nga fushatat, debatet dhe votimet, e deri në nxjerrjen e përgjegjësisë dhe detyrimin për të parë çështjet e interesit publik të cilat ne nuk duam t’i shohim, por që do të ishin në fund në dëmin tonë nëse nuk përballemi me to.

Lubrifikojnë tregtinë: përmes reklamave dhe raportimit të biznesit të specializuar, financave dhe ekonomisë, që nga ditët e hershme të gazetave, gazetaria i ka shërbyer këtij qëllimi – dhe ndërsa mund të krijojë konflikte interesi, nënprodukti i saj është pavarësia financiare nga shteti, çka është thelbësore për qëllime të tjera të gazetarisë. (Se si përgjegjësia e mediave vishet me përgjegjësi kjo është temë legjitime vërtet, por për një ditë tjetër.)

Bën dhe mikson kulturë: ajo shet duke mos pranuar që praktikuesit e saj më të mirë japin një kontribut të veçantë në kulturë. Por theksi këtu është tek mënyra sesi gazetaria ndërthur ato që bëjnë të tjerët. Artistët do të krijojnë dhe ritualet kulturore do të përsëriten, pavarësisht nëse dikush I vëzhgon apo jo, I regjistron, shpërndan apo duartroket.

Përmes rishikimeve, listimeve, vrojtimeve, intervistave, profileve dhe “hundës së tyre për të risinë”, gazetarët bëjnë shumë për të rritur vetëdijen, për të gjeneruar mundësi dhe për të shtuar ato ekzistueset. Këto folje kanë rëndësi: ndihmojnë, lehtësojnë, lubrifikojnë, përziejnë. Gazetaria ka qenë gjithmonë e interesuar tek vetja, por ka bërë dhe vazhdon të bëjë, shumë të mira dytësore. Ndërsa komunikimet janë gjatë gjithë kohës në ndryshim dhe lojtarë të tjerë marrin role përherë e më të fuqishme, ne të gjithë do të prekemi nga ajo që ata vendosin të jenë./shqip