“Muzetë dhe historitë kontestuese – duke e thënë të pathënën në muze” është tema e shënimit të sivjetmë të 18 majit – Ditës ndërkombëtare të Muzeve. Temën këtë vit e dha Këshilli ndërkombëtar i Muzeve (ICOM) dhe vlen për të gjitha vendet për vitin 2017, ndërkaq fokusohet në rolin e muzeve, të cilët, duke punuar për të mirën e shoqërisë, bëhen qendra të pajtimit të popujve.
Muzeu i Kosovës ka paraparë aktivitete të ndryshme të cilat fillojnë nga ora 10:00 dhe përfundojnë në ora 22:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duke zgjedhur të thuhet e pathëna në muze, tema e Ditës ndërkombëtare të muzeve për vitin 2017 flet për atë se si të kuptohen aspektet e pakuptueshme nga historitë kontestuese, karakteristike për njerëzimin. Ajo gjithashtu i nxitë muzetë të luajnë rol aktiv në zgjidhjen e qetë të historive traumatike përmes ndërmjetësimit, shprehjes së pikëpamjeve të ndryshme dhe fokusohet në lidhjen ndërmjet paramendimit të së ardhmes, e cila i tejkalon temat tabu dhe çon drejt mirëkuptimit më të mirë të ndërsjellë”, ceket për Ditën e Muzeve.