Kulturë

ShATK: Serbia po mundohet ta përvetësojë Bekim Fehmiun

Logjikë kolonialiste të hajnisë, rrëmbimit e përvetësimit e ka cilësuar Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës veprimin e shtetit serb që të martën në serinë e pullave postare “Kolosët e teatrit serb”, nën këtë mbishkrim ka përdorur edhe figurën e aktorit shqiptar, Bekim Fehmiu, shkruan sot Koha Ditore.

Një ditë pas promovimit të kësaj serie, ShATK-ja këtë veprim e ka parë si të ngjashëm me aktin e “rrëmbimit dhe të përvetësimit të dhunshëm të trashëgimisë sonë kulturore, përkatësisht të perlave të shumta të artefakteve arkeologjike e etnologjike të Kosovës”. Sipas kësaj shoqate, tash shteti serb po përpiqet ta përvetësojë pa të drejtë edhe aktorin e përmasave botërore, shqiptarin Bekim Fehmiu.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.