Kulturë

Altimari: Arbëreshët nuk kanë ruajtur, por kanë krijuar kulturë autentike

Studiuesi i shquar arbëresh, Francesco Altimari, ka tërhequr vërejtjen duke thënë se është gabim kur thuhet se arbëreshët kanë ruajtur gjuhën dhe kulturën, pasi që, siç është shprehur ai, ata kanë krijuar në vazhdimësi një kulturë dhe histori të tyre origjinale.

I ftuar në emisionin “CODEX” të KTV-së, Altimari, profesor në Universitetin e Kalabrisë, ka folur për larushinë e kulturës së arbëreshëve, dimensionet antropologjike të saj dhe trendët e studimeve albanistike në Itali.