Kulturë

“Gemini Man” dhe lufta e Will Smithit me veten

Vrasësi symprehtë Henry Brigan është 51-vjeç. Është koha për t’ia dhënë fundin kësaj pune, mendon ai, teksa bëhet gati për vrasjen e 72-të të karrierës, prej asaj që duket të jetë distancë prej të paktën një kilometri e gjysmë. Vetëm Brogani mund ta realizojë një gjuajtje të tillë.

Ama mendja nis të luajë me të dhe tani do edhe që të pensionohet, të ndërtojë një fole në shtëpinë e tij në Georgia, apo çfarëdo tjetër që karakteret e filmave planifikojnë të bëjnë në vitet e tyre të pensionimit. Duket si humbje e një talenti tejet specifik, por mos e keni merak.

Para se Brogani të arrijë ta ketë natën e tij të parë të komoditetit, agjencia që e punësoi dërgon një vrasës të konceptit akoma më të lartë, të vetmin që do të mund ta eliminonte atë: Juniorin, klonin rreth një çerekshekulli më të ri të vetë Broganit, shkruan sot Koha Ditore.

Në teori, “Gemini Man” ofron goxha risi, një shans për të qenë dëshmitarë të ndeshjes së një top-ylli të versionit më të moshuar (Will Smith) me kopjen vdekjeprurëse të gjeneruar nga kompjuteri i vet atij (i cili duket si një kipc zombie i Smithit, pak a shumë si “Bad Boys”, por pa karizmën identifikuese të tij “Aw hell, naw”).

Në praktikë, ky ishte një projekt pothuajse i pamundur për t’u bërë, duke kaluar nëpër duart e aktorëve të shumtë dhe duke u përballur me shtyrje të pafundme shkaku i mungesës së teknologjisë së nevojshme. Të paktën ky ishte arsyetimi, ndonëse gjykuar sipas produktit final, ishte skenari ai që kurrë nuk e jetësoi atë që premtonte.

Pas një periudhe 22-vjeçare inkubacioni – kohë e mjaftueshme, sikur filmbërësit ta dinin se sa do të zgjaste, do t’i xhironin skenat me klonin qysh 1997-n dhe pastaj do ta shfrytëzonin të njëjtin aktor për ta luajtur karakterin më të moshuar dy dekada më vonë – “Gemini Men” tregon se sa shumë përpjekje janë bërë për realizimin e një filmi aksion tmerrësisht përtac.

I cilësuar si njëri prej humanistëve më të mëdhenj të gjeneratës, regjisori Ang Lee me kalimin e kohës është shpërqendruar nga karakteri, duke e fokusuar vëmendjen në gjërat që sjellin më shumë vlerësim, si 3D-ja stereoskopike (si në filmin “Life of Pi”) dhe karakteret CG.

Kjo tendencë ka qenë përherë karakteristikë e Lees, dëshmuar më së miri nga skenat e rrahjeve në “Crouching Tiger, Hidden Dragon” dhe montazhi eksperimental i librit komik të 2003-s ”Hulk”. Si regjisor, ai vazhdimisht ka sfiduar veten....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)