Kulturë

Instituti i Historisë, gjysmëshekulli në mision për shkencën

U themelua me misionin për të shkruar e trajtuar historinë e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset e tjera etnike në ish-Jugosllavi. Por gjatë rrugëtimit gjysmëshekullor, Institutit të Historisë iu desh të përballej me sulmet që iu bënë, e ta zhvishte nëpërmjet fakteve historiografinë antishqiptare.

Misioni, sfidat e rezultatet e këtij institucioni u shpalosën të hënën në konferencën shkencore të organizuar për shënimin e 50-vjetorit të themelimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Biblioteka kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” u bë nikoqire e kësaj ngjarjeje, ku përmes fjalimeve dhe kumtesave u përkujtua puna që ka bërë ky institucion dhe njerëzit që kontribuuan në shtyrjen përpara të proceseve. Instituti sot mban emrin e historianit Ali Hadri, njeriut i cili dha kontribut të madh në themelimin dhe zhvillimin e Institutit.

Sabit Syla, drejtor i tanishëm i institutit të historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, në fjalimin e tij hapës ka thënë se punëtorët shkencorë të Institutit qysh në fillim të viteve ’80 akuzoheshin se me punën dhe me shkrimet e tyre indoktrinonin rininë shqiptare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.