Petrit Halilaj kishte bërë historinë kosovare në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecie, kur më 2013 kishte përfaqësuar Kosovën në këtë ngjarje.
Ishte prezantimi i parë i shtetit më të ri në Evropë. Të shtunën, ai ka bërë një hap tjetër të rëndësishëm. Është shqiptari i parë që është ngjitur në skenën e ceremonisë së çmimeve. Ka pranuar “Mirënjohjen speciale” për veprat e tij “A e kupton se ylberi ekziston edhe nëse është natë?” dhe “Abetare”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE para zë vend në kuadër të ekspozitës “Viva arte viva” në “Arsenale” dhe tjetra në “Giardini”. Juria në përbërje të Manuel J. Borja-Villel, kryetar, dhe anëtarët Francesca Alfano Miglietti, Amy Cheng, Ntone Edjabe dhe Mark Godfrey, i ka ndarë mirënjohje Halilajt me motivacionin: “Për intervenimet imagjinative në arkitekturën e Arsenales dhe Pavijonit qendror që krijon ndërlidhje midis historisë së Kosovës dhe kujtimeve të fëmijërisë”.
Halilaj ka çuar në Venecia faqet e një ish-abetareje që dikur ishte pjesë e planprogramit të shkollave fillore dhe disa flutura nate të punuara nga copëza qilimash.
Vepra e realizuar së bashku me nënën e tij, Shkurte Halilaj, është në qendër të ekspozitës së përgjithshme në “Arsenale” dhe ka hapësirën më të madhe nga mbi 30 artistë që ekspozojnë në këtë pjesë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.