Kulturë

Shikuesi është ai që i mungon kinematografisë kosovare

I lindur në vitin 1990 në Mitrovicë, Zgjim Terziqi ishte 8-vjeçar kur ai dhe familja e tij e braktisën shtëpinë e tyre, e cila u dogj gjatë luftës në Kosovë.

Nëna dhe babai i tij - një kirurge plastike dhe një inxhinier i elektros – punuan ditë dhe natë që të alokonin mjetet e mjaftueshme që të blinin një banesë për ta dhe dy djemtë e tyre. Gjë që ia arritën në vitin 2001.

Zgjimi përveç se ka diplomë bachelor dhe master në Regji Televizioni dhe Filmi nga Universiteti i Prishtinës, ai po ashtu është shumë prolifik në punën si skenarist. Tashmë ka shkruar përmbi 150 episode për televizione të ndryshme, dhe përmbi 15 filma të shkurtër.

Momentalisht është duke shkruar filmin e tij të parë të gjatë. Si formë rekreacioni ai shkruan edhe kritikë të filmave për platformën prominente Tasteofcinema.com.
Dy filmat e shkurtër me regji dhe skenar të tij, “Një Muaj” dhe “Salloni” kanë udhëtuar mbi 60 festivale ndërkombëtare të filmave, përfshirë disa festivale kualifikuese për “Oscars”. Disa nga festivalet ku kanë garuar filmat e tij janë: “Cairo International Film Festival”, “Rhode Island International Film Festival”, “Atlanta Film Festival”, “Brussels Shorts Film Festival”, “Busan International Short Film Festival”, “Hollyshorts, New Directors / New Films Festival” etj. Ai gjithashtu është fitues i 10 çmimeve ndërkombëtare të filmit.

---

Komshiu, apo më saktë raporti me ta, është koncept mjaft kompleks për personen time neurotike. Shpeshherë pranë tyre ballafaqohem me pyetjet “A je me qera ktu apo banesa yte?”, “A je i martuar?”, “Çfarë punon ti?”. Pyetje të cilat i konsideroj shumë private për të mëi bërë dikush i huaj. Vlerësoj që rastësia, përfshirë faktorë të tjerë deterministikë që na bëjnë të jetojmë në një ndërtesë, nuk na bën të afërt ata dhe mua; apo ndoshta e kam gabim? E kuptoj që natyra e pyetjeve është në akord me kulturën shqiptare dhe s’ka qëllim dashakeqës aspak, por unë definitivisht e çmoj më shumë qetësinë të përcjellë me një lëvizje koke dhe buzëqeshje që simbolizojnë përshëndetje.

Kjo ndoshta mund të tingëllojë si problem trivial, por unë nganjëherë vendosi të eci 8 kat vetëm për të shmangur një ashensor të mbushur me komshinj dhe pyetjeve të tyre. Nganjëherë mendoj që edhe unë i nxis pavetëdije, pasi që çdoherë që qëlloj në ashensor me dikë, unë menjëherë i largoj dëgjueset apo syzet e diellit si shenjë respekti....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)