Kulturë

Studentët akordohen për edicionin e parë të “Student Festit”

Descriptive Text

Edicioni i parë i “Student Festit”, festivalit të muzikës klasike të studentëve të Departamentit të Muzikës pranë Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinë, do të fillojë sonte dhe do të zgjasë deri më 19 maj.

Hapja solemne e këtij festivali do të bëhet të dielën, në sallën Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, duke filluar nga ora 20:00, transmeton kp.

Festivali do të zgjasë deri më 19 maj dhe gjatë këtyre ditëve publiku do të ketë mundësi të ndjekë vepra të shumta të ndryshme, të realizuara nga studentët e talentuar të muzikës, të përgatitura me mbështetjen e profesorëve të tyre.