Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Përfundon sot vikendi i dizajnerëve

Sot në mesditë përfundon “Vikendi i Dizajnerëve”, i cili filloi dje në sheshin Zahir Pajaziti, ku iu mundësua pjesëmarrjen e dizajnerëve dhe prodhuesve vendor të tekstilit në një treg të hapur.

Në këtë ngjarje dizajnerë të njohur të modës si Valdrin Sahiti, Vjollca Llapashtica, Enkeleida Shatrri, Teuta Matoshi, Flutra Dedinja nga ZAM, Valon Osmani, Mevlyde Llugiqi, Albina Dyla, Ardita Rizvanolli, Egzon Kazagiqi, Soxey dhe të tjerë kanë dhuruar kreacionet e tyre falas të cilat pastaj do të shiten me çmime simbolike në kuadër të tregut të hapur gjatë “Vikendit të Dizajnerëve” në ndihmë të nënave dhe fëmijëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Teshavesha është ndërmarrje shoqërore e themeluar nga fondacioni 'Aksioni për Nëna dhe Fëmijë' me qëllim të ngritjes së fondeve për të mbështetur programet shëndetësore për përmirësimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve në Kosovë, transmeton kp.

Ideja për Vikendin e Dizajnerëve ka lindur në bashkëpunim të dyqanit bamirës “Tesha Vesha” dhe Adrian Berishës, dhe mbështetet nga Empower Private Sector dhe KAMA. Ngjarja u organizua nga dyqani bamires Teshavesha dhe mbështetur nga Empower Private Sector dhe KAMA.