Kulturë

“How to Be a Latin Lover” me gjuhën universale të komedisë

Aktori dhe komediani meksikan, Eugenio Derbez, është super-yll në shtetin e tij në komunitetin hispanik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por është i panjohur virtualisht për shikuesit e tjerë.

Ai është parë në role të vogla siç janë filmat “Beverly Hills Chihuahua” dhe filmi i Adam Sandlerit “Jack and Jill”, megjithëse asnjëri prej tyre jo aq i suksesshëm sa për ta bërë atë yll.

“How to Be a Latin Lover” i cili mëton që ta prezantojë atë para një audience më të madhe në ShBA, çuditërisht është i shkathët në përzierjen e stilit të gjerë por të arrirë të Derbezit me më shumë gjoja humorin absurd të anglove (person që flet anglisht po që ka prejardhje hispanike). Shakatë kryesore janë sigurisht gjuhë universale e komedisë, të cilat i gjen në këtë film, megjithëse jo të bollshme sa mund të presë shikuesi, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

Pas një ekspozimi absurd dhe origjinës morbide të stories, në të cilën dy fëmijë meksikan humbasin babanë në një shpërthim të një kamioni, e shohim njërin prej tyre, Maximon si të rritur i cili josh trashëgimtaren e një dyqani ushqimor në pishinën e hotelit.

Njëzet e pesë vjetë më pas ai dhe gruaja e tij janë shumë më të vjetër dhe Maximo - që tani portretizohet nga Derbez - është i llastuar saqë kur shkon të luajë golf shtrihet në shpinë dhe pushon në fushë. Por pasi që gruaja e tij joshet nga një shitës i ri i veturave “Lamborghini”, portretizuar nga Michael Cera, Maximo mbetet i vetmuar pa asnjë cent në xhep.

“Ti ke nënshkruar marrëveshjen paramartesore”, ia përkujton gruaja e cila së shpejti do të bëhet ish-gruaja e tij. “Jo nuk kam nënshkruar asnjë lloj kontrate”, thërret me zë të lartë Maximo dhe më pas ndalon. “Oh...”, e thotë këtë pasi duket sikur i kujtohet se çfarë ka bërë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.