Kulturë

“Voice From the Stone” në frymën e Hitchcockut

Descriptive Text

Atmosfera drithëruese elegante, praktikisht vjen nga “Voice From the Stone”, trileri romantiko-supernatyral që bazohet në romanin e njohur të Silvio Raffos të vitit 1996 - i cili ishte bërë pjesë e listës së ngushtë për çmimin e njohur italian “Strega Prize”.

E vendosur në rezidencën toskane në vitet ‘50 dhe duke vënë në qendër një grua të re (Emilia Clarke), e cila është punësuar që të kujdeset për një fëmijë, i cili nuk e ka thënë as edhe një fjalë prej se nëna e tij ka vdekur, filmi duket i bukur dhe i shtrenjtë, i ndërtuar mbi një parashikim të rrallë para se të dëgjohen zëra drithërues për të çuar më pas tek konkluzionet e kënaqshme.

Personazhi i Clarkes, Verena, është praktikante e arteve terapeutike - megjithëse derisa storia në film bëhet e qartë, kuptojmë se ajo nuk ka të përfunduar shkollimin për mjekësi - e cila kalon prej një familjeje të shqetësuar tek tjetra për të trajtuar fëmijët e tyre të sëmurë, shkruan “Washington Post”, transmeton “Koha Ditore”. Por Jakob (Edward Dring), djaloshi, babai i zymtë dhe i pasur i të cilit sapo e ka punësuar atë, nuk është i sëmurë. Ai thjesht nuk e ka hapur gojën për të thënë një fjalë të vetme qëkur nëna e tij (Caterina Murino) ka ndërruar jetë, duke lënë prapa dhimbjen për burrin e saj (Marton Csokas) dhe shtratin e vdekjes i cili ka mbetur i paprekur sikur të ishte një muze që kur ajo vdiq.

Nëse ajo prekje e kobshme – bashkë me paraqitjen e spikatur të portretit të gruas dhe faktit se Jakobi bën të ditur se dëgjon që shpirti i vdekur i nënës së tij e thërret nga brendësia e mureve – nuk ta përkujton filmin “Rebecca” atëherë është faji i regjisorit Eric D. Howell. Filmbërësi, i cili po debuton me film të metrazhit të gjatë bazohet në tone të Hitchcockut duke sjellë kështu një film solid, një lloj melodrame që sot realizohen rrallë apo aspak.

Për pjesën më të madhe të filmit, kjo është e mjaftueshme. Megjithëse pjesët e horrorit janë mbajtur në minimum - më shumë horrori vjen nga pamja e shtëpisë ku zhvillohet ngjarja - dhe filmi bukur i është përshtatur cilësive që e bëjnë të zymtë atë: ndërtesa e vjetër me shekuj, gati e rrënuar, e kompletuar me mauzeole gjë që i jep filmit kuptim dhe e arsyeton fort mirë edhe titullin që mbanë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.