Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shenja e vetme e Prishtinës që s’është më

Patën marrë hov një kohë disa fotografi që Prishtinën e tregonin ashtu siç nuk është tash. Madje në zemër të saj vëreheshin ndryshime.

Mbase më e famshmja është fotografia ku shihet Xhamia e Llokaçit krahas ish-hotelit “Union”, me një grumbull njerëzish aty. E para është zhdukur fare nga faqja e dheut. I dyti ka ndryshuar pothuajse tërësisht, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo pjesë e Prishtinës ndryshoi në masë të madhe në vitet ‘60 e ’70 të shekullit XX, në emër të zhvillimit të qytetit. “Rrënojmë të vjetrën ndërtojmë të renë” ishte slogani që po merrte dhenë, pa llogaritur pasojat.

Edhe ajo pjesë e Prishtinës së asaj kohe sot ka ndryshuar goxha. Dikur rruga me goxha gjelbërim sot është një shesh mermeri. E diku në një skutë të këtij mermeri është një shenjë e asaj Prishtine. Aq e vogël sa në fotografinë emblematike as që shihet. Është çezma që u zbulua pikërisht derisa po punohej për rregullimin e sheshit.

Nuk ka gjurmë të Vellushës që dikur e ndante në dysh qytetin. Fytyrën e ka ndërruar krejtësisht edhe ish-hoteli “Union” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.