Kulturë

“Goditja e Novobërdës”, kryetemë e së dielës në Koha Ditore

Vëmendja kah trashëgimia kulturore e pasur e vendit kthehet shkurt, vetëm në rastet kur ajo vihet në rrezik, siç ishte rasti me Kalanë e Novobërdës.

“Goditja e Novobërdës”, këtë javë, trajton papërgjegjësinë e institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare dhe alarmin për cenimin e trashëgimisë në vend.

Në këtë numër, mësoni edhe për qëndrimin e kompanisë serbe që u angazhua nga UNESCO dhe që akuzohet për shkatërrimin dhe tjetërsimin e kalasë.

Arkitekti, Sali Shoshi, në intervistën e javës, tregon se pse projekti në fjalë ishte joprofesional që nga fillimi, ndërsa për lehtësinë e shkatërrimit të trashëgimisë, shkruan Granit Kurti.

Nga Gjermania, vjen një reportazh ekskluziv për mediet në këtë shtet, që nis me kujtimin e revistës së njohur “Stern” për dy gazetarët e tyre dhe shoqëruesin kosovar, të vrarë nga një mercenar rus, vetëm një ditë pas çlirimit.

Kosovarçe, këtë javë i dedikohet puseve romake të Mirashit dhe pretendimeve se aty gjenden dëshmi për një lokalitet ilir.

Se si kishte përfunduar një prift duke prodhuar bomba për ISIS-in, mund ta kuptoni në një prej reportazheve nga bota.

Për kulturën, sportin, faqe plot ngjyra për më të vegjlit, estetikë e enigmatikë, gjerësisht i gjeni në mbi 80 faqe të së dielës me Kohën Ditore.