Kulturë

Lévy: Në Serbi ende s’ka demokraci

Filozofi i njohur francez e botëror Bernard-Henri Lévy mbrëmë fizikisht është sulmuar në tribunën e festivalit të filmit Beldocs në Beograd.

Lévy është goditur me tortë në fytyrë.

Me thirrjet "Vrasës ,ik nga Beogradi” dhe "Ky i ndyrë është përpjekur për bombardimin Jugosllavisë tetë vjet para ndërhyrjes së NATO-s" tre persona që e paraqitën veten si përfaqësues të SKOJ- (Lidhja komuniste e rinisë së Jugosllavisë) ndërprenë adresimin e Lévyt pas shfaqjes së filmit të tij Peshmerga në kuadër të programit Beldocs, transmeton Koha.net.

Incidentin më serioz e penguan xhiruesit duke e ndaluar një djalosh që e sulmoi fizikisht filozofin.

Gjatë kohës së incidentit, dy policë kanë qëndruar jashtë sallës.

Publiku mezi i largoi sulmuesit nga salla

Lévy gjatë incidentit tha se kjo që ndodhi është fashizëm

Pas incidentit Lévy u kthye në sallë, falënderoi publikun që kishte shikuar filmin e tij dhe tha se Serbia nuk ka ndryshuar ashtu siç kishin shpresuar miqtë e saj, njofton aljazeera .

"Demokracia ende nuk ka fituar në Beograd. Të vërtetën në këtë qytet nuk duan ta dëgjojnë të gjithë. Rroftë Europa dhe rroftë Serbia demokratike në Bashkimin Europian. Jam krenar që sot jam këtu para jush në mbrojtje të fryteve të antifashizmit në Europë”, ka thënë Lévy.

Filozofi Lévy ka dalë në mbrojtje të Kosovës duke përkrahur bombardimin e Serbisë në vitin 1999.