Kulturë

Balerinët e Kosovës në një tjetër hap me “Vajzën e braktisur”

Descriptive Text

Prishtinë, 11 maj - Baleti Kombëtar i Kosovës me premierën e tretë për këtë vit bën një kapërcim në stil. Do të sjellë “Vajzën e braktisur” që njihet si një prej shfaqjeve më gazmore të baletit, e inskenuar për herë të parë nën koreografi të Jean Dauberval.

Në origjinal është e ndarë në dy akte dhe konsiderohet si një prej shfaqjeve më të rëndësishme në repertorin e baletit që nga viti 1789, kur u dha premiera. Për shumë vjet kjo shfaqje baleti ka pësuar ndryshime, kryesisht për shkak të gjatësisë së saj. Në version të shkurtuar vjen edhe në Kosovë, falë punës që ka bërë koreografja ruse Natalia Osipova.

Përveç kësaj, ajo ka ndërthurur edhe elemente bashkëkohore, por që lidhen me stilin neoklasik të kësaj shfaqjeje. Osipova ka adaptuar këtë balet, njëherësh edhe ka përgatitur libretin duke u bazuar në atë të Daubervalit. “Vajza e braktisur” do të jepet sonte (e enjten) në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Publiku do të ketë mundësi që përmes vallëzimit të përjetojë skena komike të cilat balerinët, në storien që trajton ëndrrën e një nëne, që vajza e saj të martohet me djalin e një familjeje me nam. Karakteristikë e shfaqjes është se rolin e nënës e luan një balerin mashkull dhe në versionin kosovar këtë do ta bëjë Sinan Kajtazi. Lisa, vajza e saj, interpretohet nga Teuta Krasniqi, ndërsa Kolini, djali në të cilin Lisa është e dashuruar, do të interpretohet nga Sead Vuniqi.

Koreografja Osipova gjatë një konference për media të mbajtur të mërkurën ka thënë se realizimi nuk ka qenë i lehtë për shkak të ndryshimeve që është dashur të bënte në këtë shfaqje (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.