Kulturë

Nga viti i ardhshëm festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Gërmi

Descriptive Text

Festivali ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”, tash e dy vite është mbajtur në parkun e kryeqytetit, Gërmi.

Mirëpo, vitin tjetër pritet të ndërrohet lokacioni i këtij festivali, ndërsa kjo është bërë e ditur nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Gjatë ditës së sotme (e premte), ai ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, të cilët kanë shpalosur detaje të reja rreth festivalit.

Ky është postimi i plotë i ministrit Shala:

“Ngjarja e madhe kulturore në Kosovë, e cila ka bërë bujë ndërkombëtare, festivali “Sunny Hill”, nga viti i ardhshëm do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë-Prishtinë. Sot prita në takim përfaqësuesit e “Sunny Hill Festival”, Dukagjin Lipën me bashkëpunëtorët, dhe u dakorduam që ky festival nga viti i ardhshëm të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bërnicë, hapësirën e re e cila do të akomodojë dhjetëra mijëra njerëz më shumë, nga gjithë rajoni dhe Evropa, për ta bërë Kosovën destinacionin kryesor për verë. Misioni ynë është që ta promovojmë vendin tonë në botë, dhe ta nxisim turizmin kulturor në vend, përmes promovimit të vlerave tona të përbashkëta”.