Kulturë

Filmi “Derë e Hapur” pjesëmarrës në Festivalin e Sarajevës

Derë e Hapur, me skenar dhe regji nga Florenc Papas garon në konkurrencën kryesore të edicionit të 25-të të Festivalit të Sarajevës bashkë me 8 filma të tjerë.

“Kur kthehet Elma shtatzënë në Shqipëri nga Italia, ajo dhe motra e saj, Rudina, u nisën për një udhëtim të gjatë me veturë për të takuar babanë e tyre të rreptë dhe tradicional, duke shpresuar, gjatë rrugës, për të gjetur një burrë që luante 'burrin' e Elmës”, shpjegohet sinopsisi i filmit “Derë e Hapur’.

Në rrolet kryesore luajnë Luli Bitri dhe Jonida Vokshi. Producentë janë by Eno Milkani me Bunker Film (Shqipëri), Koproducent Besnik Krapi me Circle Production (Kosovë - subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës), Lupin Film (Itali), dhe Award Film & Video (Maqedoni e Veriut).