Kulturë

Monumenti te Kisha Katolike në Prizren, drejt shkatërrimit të tërësishëm

Descriptive Text

Monumenti i mbrojtur i trashëgimisë kulturore në kuadër të kompleksit të kishës katolike “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, sipas aktivistëve të shoqërisë civile nga ky qytet, është në prag të shkatërrimit të tërësishëm.

tyre, veprimet shkatërruese ndaj këtij objekti kanë vazhduar, derisa autoritetet nuk kanë vepruar për ruajtjen dhe mbrojtjen e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në rrethana ende të pasqaruara nga autoritetet, gjysma e këtij monumenti të trashëgimisë kulturore tashmë është rrënuar. Një gjë e tillë ka ndodhur pas disa rasteve të shpërthimit të zjarrit në këtë ndërtesë. Thirrjet e deritanishme për intervenim me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së këtij objekti janë injoruar nga institucionet përgjegjëse”, thuhet në një reagim të publikuar të hënën nga organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe”. Ky objekt vitin e kaluar tri herë qe përfshirë nga zjarri. Herën e parë më 15 mars. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe të dielën e 9 prillit dhe më pas në fillim të korrikut.

Sipas autoriteteve të trashëgimisë kulturore, në rastin e fundit punimet e pastrimit dhe demolimit gjatë fundjavës së shkuar, kanë dalë jashtë kornizave që ishin përcaktuar më parë nga komisioni përkatës i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, prandaj dhe janë ftuar inspektorët e Komunës së Prizrenit, të cilët i kanë ndaluar punimet e kësaj natyre në këtë objekt.

“Rrënimi i murit verior ka bërë që çatia e kësaj pjese të varej në ajër, pa mbështetje që është një rrezik i drejtpërdrejtë i shembjes së çatisë, e cila mund të ndikojë në shembjen e tërësishme të ndërtesës”, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, Samir Hoxha.

Ndërkaq drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Bujar Hasani, ka konfirmuar se punimet e pastrimit dhe demolimit në këtë ndërtesë nuk janë zhvilluar konform pëlqimit të organeve të MKRS-së dhe se për këtë arsye “Inspektorati i Komunës së Prizrenit i ka ndërprerë punimet” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.