Iliriana Arifi ka mbaruar studimet master në regji teatri në Universitetin e Prishtinës. Ka të inskenuara dhjetëra shfaqje.
Me shfaqjen “Dardha pas bunari” ka fituar çmim në festivalin “Teatri ndryshe”, në Podujevë. Më pas çmimin për regjinë më të mirë në “Etno- Fest”, në Kukaj, me shfaqjen “Udhësi i Majës së Lartë”. Kurse në festivalin “Talia e Flakës” në Gjilan u shpërblye me Çmimin regjia më e mirë, me shfaqjen “Dashnori i nënës sime”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Arifi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Teatër nga greqishtja do të thotë të shohësh, pastaj të ndjesh, të dëgjosh, të dukesh e të zhdukesh, të klithësh e të qeshesh pafund. Ta prekësh kozmosin me shpejtësinë e dritës, pastaj t`i kthehesh prapë tokës. Ta përpish çdo thirrje të dëgjuar e të padëgjuar që vjen pa dashur ti.
Ta prekesh pa e lënduar, ta ndjesh e t’ia shohësh formën duke e skalitur dalëngadalë nëpër skutat më të errëta të trurit ku bluhet si gruri në mulli, e që ta kthesh në një bukë të bardhë bore. E lidha me emrin e mbesës sime Theas, që më jep po këto emocione sa herë që hyj në teatër.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
-
7 korrik 2019 09:30
-
Shpërndaje në: