Kulturë

Tradhtari të shihet përtej kategorizimeve morale

Descriptive Text

Ka qëndruar disa ditë në Prishtinë, mes gjallërisë së njerëzve ka vërejtur krenarinë e shikimeve, veçmas të grave. Kritiku francez, Juan Asensio, “shqiptarizmin” e letërsisë shqipe nuk e sheh pengesë për universalizmin e saj, shkruan sot Koha Ditore.

Qenia politike, ose edhe ideologjike, nuk është cen i letërsisë, sepse nuk ekziston letërsia e pastër. Letërsia ecën dorë për dore me gënjeshtrën dhe sa më e thellë gënjeshtra, aq më e besueshme bëhet letërsia. Roli i Judës, tradhtarit të përjetshëm biblik, duhet të shihet përtej kategorizimeve morale. Kritiku letrar nga Lioni, Juan Asensio, në një intervistë për “Kohën Ditore” ka folur për librin e tij të përkthyer në shqip “Kënga e dashurisë e Judë Iskariotit”, njohjen e tij me shqiptarët dhe rolin kompleks të letërsisë.

KD: Ishit në Prishtinë mu në mes të gjallërisë së një ngjarjeje kulturore, siç ishte Panairi i Librit. Prishtina sikur e paraqiti vetveten në takimin e parë si një qytet librash. Cilat ishin përshtypjet tuaja gjatë vizitës këtu?

Asensio: Më ka bërë sinqerisht përshtypje, siç e kam thënë veç kësaj publikisht, gjallëria e jetës letrare që vërejta duke u shëtitur mes stendave të botuesve të ndryshëm të gjuhës shqipe. Ishte befasi për mua të shoh se kishit përkthyer kryeveprën e llahtarshme siç është romani i Roberto Bolano “2666”, kështu dhe trilogjinë romaneske të Ernesto Sabatos së madh, i cili, ç’është e vërteta, ka prejardhje shqiptare! Sigurisht, s`do lë pa përmendur përkthimet e shkrimtarëve francezë po aq të njohur si Balzac, i pispillosur me një “k” në rastin, Balzak! Në të njëjtën mënyrë, më kishte bërë përshtypje, në vitin 2017, interesi që një botues nga një vend që është mbi të gjitha një vend i vogël (e them këtë absolutisht pa asnjë ngjyrim), Abdullah Zeneli, kishte mundur të tregonte për veprën time, më e pakta e vështirë dhe kërkuese, mbi Judën. Duke ardhur në Prishtinë pata veç kësaj kënaqësinë të takoj kritikë të mëdhenj e eseistë si Anton Nikë Berishën, që ka shkruar mbi librin tim një shkrim lavdërues dhe më të rëndësishëm se kaq, të drejtë. Po ju besoj diçka: besoj të jem lexuar më mirë nga lexuesit shqiptarë se nga bashkëpatriotët e mi!

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)