Kulturë

“Prerja e frikës” me vlerat e trashëgimisë kulturore

Autori Fehmi Pireva me romanin “Prerja e frikës” ka synuar që nëpërmjet kësaj proze t’i paraqesë vlerat dhe mënyrat tradicionale të jetës së familjeve shqiptare në të kaluarën në trevën e Llapit, duke filluar nga një rit që zbatohej nga plakat e lagjes, mbështetur në besëtytnitë e kohës, që kishte të bënte me “prerjen e frikës” së fëmijëve që vononin për të ecur, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo edhe mund të merret si tema bosht, derisa romani, edhe pse nuk ka një ngjarje strumbullar, ka një linjë unike rrëfimi, me një ndërlidhje funksionale të shumë copëzave të jetës së atëhershme në familjet shqiptare, që përmbyll një tërësi përmbajtjesore pothuajse të kompletuar.

Që në kreun e parë, nga njëra anë, vihet theksi te lashtësia e kësaj treve, te gjurmët e civilizimeve që i gjejmë në këto hapësira, si dhe, nga ana tjetër, te mungesa e vetëdijes së mjaftueshme nga vendësit për vlerat e këtyre gjurmëve të lashtësisë. I gjithë rrëfimi ka të bëjë me jetën e dy familjeve, të cilat kishin krijuar rregulla funksionale, anëtarët e të cilëve i respektonin, derisa kohët e fundit disa të rinj, duke u shkolluar në Prishtinë, të ndikuar nga kjo sikur “dalin jashtë” tyre, duke shprehur padëgjueshmëri në emër të një jete më bashkëkohore.

 (Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)