Kulturë

Në kuadër të festës së 20-vjetorit të çlirimit do të shfaqen 14 filma në kino “Armata”

Përgjatë një jave, filmat e realizuar në Kosovë gjatë dy dekadave të fundit, do të shfaqen në ekranin e madh të Kino Armatës. Nata e parë e këtij aktiviteti nisi me shfaqjen e dy filmave që kanë pasur sukses të madh në skenën ndërkombëtare.

“Ajo” me regji të More Raçës dhe “Martesa” e regjisores Blerta Zeqiri u shfaqën para audiencës që mbushi sallën plotë.

Filmi i shkurtër “Ajo” flet për dhunën në familje dhe guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar veten dhe nën e saj, raporton “Express” i KTV-së. Ndërsa “Martesa” shtjellon një trekëndësh dashurie mes dy burrave dhe një gruaje dhe ishte propozimi i Kosovës për “Oscar”në gjuhë të huaj, në vitin 2018.

Kjo javë filmike është pjesë e 20 aktiviteteve të Komunës së Prishtinës për shënimin e 20 vjetorit të ditës së çlirimit.

Përveç ndjekjes së filmave, shikuesit dhe adhuruesit e filmit do të kenë rastin të njihen nga afër me regjisorët, aktorët dhe ekipin e 14 filmave që do të shfaqen për çdo natë.

Shfaqja e filmave të bashkëprodhuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës do të vazhdojë deri më 23 qershor.