Blerim Gashani u lind më 25 dhjetor 1974, në Tërstenik të Drenasit. Mësimet e para i mori në vendlindje, për të vazhduar me shkollën e mesme në Drenas.
Fillimisht ka studiuar gjuhë dhe letërsi angleze në Universitetin e Prishtinës, pastaj studimet themelore për komunikim masiv dhe gazetari i kreu në Universitetin AAB, ku është duke vijuar studimet master, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa punuar në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Tërstenik, pastaj në UNMIK, më vonë në EULEX dhe së fundi ka punuar si këshilltar vendor për organizatën e Irlandës Veriore për Bashkëpunim Ndërkombëtar (NI-CO). Ka botuar më shumë se 100 artikuj gazetareskë në gazeta, revista dhe portale në gjuhën shqipe të Kosovës dhe Shqipërisë.
Së voni, në bashkautorësi me motrën e vet, Naxhije Gashani, kanë botuar librin “Vjeshtë e ngrime”.
Gashani është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Mbijetesa. Si mbijetuam, ne shqiptarët? Nga kampet naziste të përqendrimit na vjen një tregim. Një tregim dhe një mësim. Narratori na e pikturon skenën makabre.
Brenda telave, qenie gati të dehumanizuara që po vdisnin urie. Banorët lokalë, duke ndier thirrjen e fundit të humanizmit, vinin afër telave dhe hidhnin shporta me bukë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.