Kulturë

Në 20 vjetorin e çlirimit, Obiliqi përuron Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri”

Në qytetin e Obiliqit, sot është përuruar Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri”, projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njofton kumtesa e kësaj ministrie, transmeton Koha.net.

“Në ditën e çlirimit të Komunës së Obiliqit, në një ceremoni festive me shumë aktivitete kulturore është përuruar pallati i shtëpisë së kulturës së këtij qyteti”, thuhet në kumtesë.

“Pa dyshim është një ditë e veçantë, që në këtë ditë feste për qytetaret e Komunës së Obiliqit ne po e përurojmë një objekt të bukur i cili i ka munguar qytetareve të kësaj komune. Shtëpia e Kulturës ‘Xhavit Haziri’ i cili mban emrin e heroit të kombit është një projekt i cili është i mbështetur financiarisht nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, ka thënë Kujtim Gashi, ministër i MKRS-së.

{gallery}

“Mbetet përkushtim i yni që për të gjitha komunat e vendit tone të krijojmë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e jetës kulturore”, ka thënë tutje ministri.

Ky projekt i financuar nga ana e MKRS-se kap vlerën prej afro një milion eurosh dhe do jetë një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e jetës kulturore në këtë komune.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i komunës së Obliqit, Xhafer Gashi falënderuan ministrin Gashi për punën, angazhimin dhe përkrahjen e tij drejt finalizimit të këtij projekti i cili do të jete në shërbim të qytetareve te komunës kësaj komune.