Krijimi i lidhjes kauzale midis zakoneve dhe kombit ishte po ashtu i rëndësishëm, sepse në atë mënyrë çështja e kombit nuk ishte më çështje e përkatësisë vullnetare, por bëhej çështje e sjellë gjer në nivelin e praktikave të përditshme zakonore, të cilat me anë të etnologjisë si shkencë mund të hulumtohen dhe përshkruhen në mënyrë të besueshme, shkruan sot Srgjan Atanasovski në pjesën e tretë të serisë “Në hapa të udhëtarëve, pas gjurmëve të folklorit” të publikuar në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.
Pikërisht për këtë arsye etnologët dhe udhëpërshkruesit që kanë hulumtuar Serbinë e Vjetër dhe Maqedoninë janë përpjekur të dëshmojnë se popullata sllave e këtyre viseve të Perandorisë Osmane ka të njëjtat zakone dhe folklorin e ngjashëm si serbët në “viset veriore”, respektivisht në Mbretërinë e Serbisë dhe në Austro-Hungari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi treguesi më i rëndësishëm i traditës serbe është theksuar shënimi i festës së shtëpisë të shenjtorit mbrojtës. Këtu pajtohen autorët si Tihomir Gjorgjeviq, Spiridon Gopçeviq dhe Millojko Veselinoviq, duke i përshkruar zakonet e festave dhe duke i krahasuar me zakonet e afërta në vetë Serbinë (Gopçeviq, 1920, 155; Gopçeviq, 1890, 259-263). Autorët si Millosh Millojeviq dhe Millojko Veselinoviq janë marrë me zakonet e Serbisë së Vjetër, duke i paraqitur në kuadër të shqyrtimeve më të gjera të zakoneve serbe. Kështu Millojeviq në librin e parë të studimit të tij “Këngët dhe zakonet e tërë popullit serb” transmeton këngët e shënuara në Serbinë e Vjetër, me komente rreth përdorimit të tyre në kuadër të riteve karakteristike për zakonet serbe (Мolojeviq, 1869).
Në këtë diskurs një vend të veçantë e zë studimi voluminoz i konsullit rus në Prizren, Ivan Stepanoviq Jastrebov, për zakonet dhe këngët e serbëve nga rrethina e Prizrenit, Pejës, Dibrës dhe lumit Ibër. Jastrebov përshkruan në detaje zakonet që, sipas rregullit, lidhen me festa kishtare dhe shënon këngët që këndohen në ato raste, duke u sjellë në një rreth të ngjashëm temash si Gopçeviqi dhe Millojeviqi, duke veçuar posaçërisht festën e shtëpisë, si dhe shënimin e Ditës së Shën Gjergjit të përcjellë me të ashtuquajturat këngë bimësh. Duke e paraqitur tekstin e tij si “shënime udhëtimi”, Jastrebovi në të vërtetë ofron një hibrid specifik të prozës udhëpërshkruese, studimit etnografik dhe përmbledhjes së këngëve “të mbledhura” popullore. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.