Kulturë

Beogradi shqetësohet që “Kosova planifikon” riparimin e Katedrales në Novobërdë

Mediat serbe në Beograd kanë ngritur alarmin, pasi “Prishtina planifikon riparimin e Kishës Shen Nikolla në Novobërdë” me qëllim që atë pastaj ta “prezantojë si kishë katolike”, transmeton Koha.net.


Lexoni edhe: 

Restaurohet katedralja mesjetare e Novobërdës


“Duke pasur parasysh të gjitha konfirmimet shkencore në lidhje me përkatësinë ortodokse të kishës Shen Nikolla në Kosovë, s'duhet të ketë frikë se shqiptarët njëmend mund ta përvetësojnë, por është e nevojshme të ndërmerren hapa shumë energjikë për mbrojtjen e saj, deri sa nuk është bërë vonë”, citohet të ketë deklaruar profesori Darko Tanaskoviq.

Sipas tij, “nëse shkohet në Kosovë dhe shihet se si reklamohet për turizëm kompleksi i Novobërdës, del qartë se bëhet fjalë për segment projekti të riparimit të një identiteti kulturor shqiptar jo ekzistues dhe historikisht të pavërtetuar”.

“Novobërda për ne është posaçërisht e rëndësishme meqë dëshmon jo vetëm për fuqinë shpirtërore, por edhe atë të përgjithshme shoqërore e kulturore të shtetit mesjetar serb në hapësirën e sotshme të Kosovës e Metohisë”, ka thënë Tanaskoviq

Sipas Tanaskoviqit, “riparimi i gjoja kishës katolike në Novobërdë, në strukturën origjinale të së cilës u bën ndërhyrje vandale, është pasqyrë se çfarë inxhenieringu pseudokulturor zbatohet”.


Lexoni edhe: 

Punëkryerësi nga Serbia analizon shembjet në Kalanë e Novobërdës


Dioqeza Rashkë-Prizren e Kishës Ortodokse të enjten ka shfaqur shqetësimin pas shkrimeve në shtypiun e Kosovës se Institui Arkeologjik i Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, do të nisin punimet për konservimin e kishës katedrale të vjetër mesjetare serbe Shen Nikolla, të cilën mediat e Prishtinës gabimisht e quajnë katedrale në Artanë, ish Novobërdë”, transmeton Koha.net.