Kulturë

Ka nisur sot Panairi i Librit, Botimet KOHA vjen me 16 tituj të rinj

16 tituj të rinj do t’i sjellë për lexuesit e vet “Botimet Koha”, në Panairin e 21-të të Librit në Prishtinë.

9 prej këtyre titujve do të prezantohen për herë të parë në këtë panair, raporton KTV.

Që në ditën e parë të Panairit, vërehej interesim i madh për shtandin e Kohës, që vitin e kaluar kishte dalë më i vizituari.

Ky panair i librit, pas një kohe të gjatë, solli në Kosovë shkrimtarin Fatos Kongoli, i cili po ashtu në Panair merr pjesë me një libër të ri.

Në hapje të Panairit u tha se po synohet të rritet vetëdijesimi për të lexuar sa më shumë.

Panairi është pjesë e 20 aktiviteteve kulturore, sportive e inovative për përkujtimin e 20-vjetorit të Çlirimit të qytetit të Prishtinës.