Kulturë

Bllokohen pjesëmarrësit nga Kosova në festivalin “Mirëdita Dobar dan”

Një grup protestuesish janë duke qëndruar jashtë sallës ku po shfaqet për herë të parë dokumentari “Ferdonija” në kuadër të Festivalit ‘Mirëdita Dobar Dan’ i cili po mbahet në Beograd.

KTV raporton se protestuesit i kanë bllokuar ekipin e festivalit dhe pjesëmarrësit, derisa njësitet speciale po kujdesen për sigurinë, në hapësirat ku po mbahen aktivitetet.

Gjithashtu, sot në kuadër të këtij festivali është promovuar libri ‘Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”.

Lexo edhe: Protesta dhe përpjekje për pengesë të mbajtjes së festivalit “Mirëdita, Dobar dan” në Beograd