Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Nesër hapet ekspozita ‘Mini R’ e Veli Blakçorit

Pas më shumë se një dekade, Veli Blakçori do të prezantohet përsëri në Prishtinë, por kësaj radhe në Galerinë Qahili duke ekspozuar punimet të cilat përfshijnë fushën e gjerë të krijimtarisë artistike të tij, detaj që edhe e bënë të jetë një artist i kompletuar dhe i veçantë, shkruan KultPlus.

Në këtë mini retrospektivë, karikaturat, vizatimet, pikturat e skulpturat do të jenë fushat me të cilat do të paraqitet, që përveç që e karakterizojnë opusin e tij artistik e veçojnë nga artistë të tjerë vendor e rajonal.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekspozita “Mini R” e artistit Veli Blakçori do të hapet nesër, më datë 6 maj, në orën 19:00, në Galerinë Qahili.

Kjo ekspozitë, e cila është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe LaraLara, do të qëndrojë e hapur deri më datë 26 maj.