Kulturë

Gjurmët e qytetërimit antik egjiptian në Dardani

Lokaliteti Sakara (Saqqara) është pjesë e Luginës së Mbretërve, ku janë ndërtuar piramidat (varrezat gjigante të mbretërve-faraonëve të cilët konsideroheshin bijtë e hyjit Ra dhe hyjni të gjallë në tokë), më të famshme të cilat konsiderohen edhe si një nga shtatë mrekullitë e botës antike, shkruan sot Koha Ditore.

Kohë më herët po në këtë vend ishte zbuluar punëtoria për balsamimin e kufomave njerëzore e të kafshëve me të gjitha pajisjet përkatëse dhe të në një enë prej argjile, e cila ruante djathin më të vjetër të zbuluar deri më tash në botë. Po ashtu aty ishin zbuluar disa varre brenda të cilëve kishin qenë të vendosura mumiet e disa zyrtarëve të lartë të shtetit të dekoruara me piktura dhe mbishkrime interesante.

Në bazë të teksteve të mbishkrimeve në varrezën e zyrtarit me emër Behnui-Ka, që me profesion kishte qenë prift dhe gjykatës, por i cili kishte qenë edhe “shef i shtetit të madh, mbikëqyrës i vendbanimeve dhe i ndërtimeve të reja” e të tjera, si dhe në bazë të gjetjeve në varrezat masive të ndërtuesve të piramidave, kryearkeologu dhe ish-ministri egjiptian i antikiteteve, Zahi Hawass, ka ardhur deri në përfundim që piramidat e lashta egjiptiane i kishin ndërtuar punëtorët e lirë, gjë që bie ndesh me teoritë e deritashme sipas të cilave piramidat e famshme i kishin ndërtuar skllevërit çifutë, të cilët, sipas teorive të deritashme, pas përfundimit të ndërtimeve ekzekutoheshin pa mëshirë, në mënyrë masovike për t’u evituar mundësia e zbulimit të sekreteve lidhur me ndërtimin.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)