Kulturë

Zbulime të rralla arkeologjike të qytetërimit egjiptian

Para pak kohësh, Ministria për Antikitete e Egjiptit e publikoi lajmin që në nëntor të vitit kaluar në Sakara, ku gjendej nekropoli me varreza të banorëve të kryeqytetit të dikurshëm egjiptian Memfisit, në jug të kryeqytetit të sotëm Kajro, është zbuluar një nekropol për varrimin e kafshëve i vjetër mbi 4500 vjet, në të cilin janë gjetur mumiet e rralla të disa vushave-skarabej, të dhjetëra maceve, të një gjarpri të llojit kobra mbretërore dhe të dy krokodilëve, shkruan sot Koha Ditore.

Arkeologët, të cilët e gjetën këtë nekropol me rastin e zbulimit kishin pasur ndjenjën që gjenden në varkën biblike të Noas, meqë aty kishin gjetur shumë kafshë bashkë në një vend, por për dallim nga varka biblike, në këtë rast kafshët kishin qenë të balsamosura ose të mumifikuara.

Fjala “mumi” rrjedh nga fjala latine mumia, e cila ndërkaq origjinën e ka nga fjala perse dhe arabe mūmiyyah, që do të thotë bitumen meqë mumiet pas balsamimit fitonin ngjyrën e zezë. /Naser Ferri

(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)