Kulturë

Ekspozita me vepra të cilat në mënyrë satirike shpërfaqin ngjarjet që ndodhin në botë

Descriptive Text

Secili artist e ka pasur detyrë të realizojë vepra që shpërfaqin në mënyrë satirike, ngjarje që ndodhin në gjithë botën.

Elemente të jetës së përditshme kthehen në vepra artistike duke shpalosur tema aktuale, ikonografi religjioze, natyrën dhe humorin.

Ekspozita “Unusual Massage” përfshin 72 vepra të artistëve vendas dhe ndërkombëtarë dhe profesorëve të dymbëdhjetë universiteteve të ndryshme të botës, raporton “Express” i KTV-së.

Artistë nga vendet e ndryshme si Qipro, Kina, Korea, Meksika, Turqia, Polonia, Amerika dhe Kosova rrëfejnë ngjarje me anë të dy perceptimeve dhe interpretimeve të ndryshme.

Nita Qahili organizatore e “Unusual Massage” flet për idenë e kësaj ekspozite.

Projekti është iniciuar nga Universiteti i Qipros, ndërsa kurator i ekspozitës është Martin Baeyens nga New Yorku.

Në mesin e atyre që i kanë ekspozuar veprat është edhe Eshref Qahili.

Rëndësia e ekspozitës lidhet me përfshirjen e profesorëve të universiteteve.

Ekspozita e mbështetur nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës dhe Komuna e Prishtinës, do të jetë e hapur për një muaj.