Kulturë

“Gof” thyen izolimin në udhëtimin virtual që projekton të ardhmen

Se Liburn Jupolli shpik instrumente muzikore e kombinon stile të ndryshme të muzikës, dihet botërisht. Por ata që kanë mbushur sallën e “Kino Armatës” për të ndjekur operën “Gof”, kanë marrë vesh se ai nëpërmjet copëzave të historisë së shqiptarëve dhe të artit mund t’i fusë njerëzit në një rrugëtim shumëdimensional. Personazhet e tij i takojnë një bote komplekse.

Kur interpretimi në skenë bashkohet me pamjet në projektor, opera bashkëkohore e Jupollit del të jetë edhe përjetim futuristik, shkruan sot Koha Ditore.

Midis skenës e projektorit, personazhet shëtisin nëpër histori. Kërkimi i lirisë është emëruesi i tyre i përbashkët. Secili në rrugën e vet ia ka mësyrë që të jetë i lirë. Sipas kostumeve i takojnë botës virtuale. Realisht edhe bëjnë një udhëtim të këtillë.

Historia shpaloset nga tri personazhe: Lulani (interpretuar nga tenori Luan Durmishi), Lulua (baritoni Armendo Likaj) dhe Lulashi që interpretohet nga Sinan Kajtazi, që vjen si balerin dhe këngëtar virtual në atë që quhet botëfilm. Rrugëtimi virtual e fizik del të jetë i shkrirë midis dyjave. Drama e Anton Pashkut “Gof” i bën një skanim shoqërisë shqiptare në vitet ‘30. Historia nëpërmjet imazheve është e pranishme në operë. E muzika ndërron varësisht prej kohës që paraqitet para publikut.

Personazhet në njëfarë forme janë as në tokë e as në qiell. Me një interpretim të saktë, njëri e gjen lirinë në sëmundje, i dyti duke i dalë në ndihmë vendit dhe duke qëndruar brenda, e i treti e kërkon atë përmes ikjes nga vendi.... (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)