Kulturë

Një histori me tre emra zbërthen evulucionin e animacionit

Prishtinë, 3 maj - Sekuenca prej filmave të animuar, procese të realizimit e deri te rezultati përfundimtar paraqiten në formë fotografish në hyrje të katit të parë të Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Shpalosin punën e animatorit të njohur italian, Bruno Bozzeto. Udhëtimi vazhdon edhe në korridorin tjetër të katit të parë ku janë të varura punimet e një tjetër animatori italian, Piero Tonini. Ndërsa në dhomën kryesore janë ato të mjeshtrit Osvaldo Cavandolit, njëherësh autor i animaciont të njohur “La Linea” (Linja). Lidhja mes tyre nuk është e rastësishme. Tonin ka qenë student i të dy pionierëve të animacionit italian. Është inspiruar nga veprat e tyre dhe më pas ka ndjekur rrugën që këta të dy artistë kishin krijuar për vite me radhë.

Veprat e kësaj tresheje janë bashkuar për herë të parë në një ekspozitë, të mërkurën, në Prishtinë. Rrugëtimin më pas do ta vazhdojnë edhe në qytete të tjera.

Bashkimi i tri gjeneratave të animatorëve, përveçse shpalos traditën italiane për animacion, dëshmon edhe suksesin që ata kanë arritur ndër vite me veprat e tyre.

Vizitorët të cilët, të mërkurën, mbushën GKK-në, patën rastin që të shohin një pjesë të mirë të veprave të këtyre krijuesve (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.