Kulturë

“Arti i rrudhave” me rrëfime e porosi të një shekulli

Descriptive Text

Rrudhat në fytyrë janë vijat a shenjat që ua ka lënë koha. Duket sikur secila është rrëfim më vete. Janë gjithsej 21 veta që i kanë kaluar më shumë se 97 vjet jetë. 

Si dëshmitarë, shumica të historisë njëshekullore, tregimet i kanë të shumta. Në kërkim të tyre për më shumë se një vit ishte vënë arkitekti gjilanas Muhamed Sadriu. 

Qysh prej tetorit të vitit 2017 deri në dhjetor të vitit të kaluar, ai kishte shëtitur fshatrat e tri komunave, Gjilanit, Vitisë e të Kamenicës. “Kriter” ishte mosha. “Janë dëshmi e gjallë e historisë sonë”, thotë ai në shtëpinë e tij në Gjilan, jo larg asaj që njihet si Xhamia e Vogël e ka dy minare, shkruan sot Koha Ditore.

Është projektuar nga vetë Sadriu. Arkitekti ka projektuar e mbikëqyrur ndërtimin e 18 xhamive. Por mësimdhënësi i shkollës së mesme teknike “Mehmet Isai” në Gjilan është një pasionant i mbledhjes së rrëfimeve. 

21 personazhe për shekullin XXI “E para punë edhe ma e mira është mos me rrejtë, mu kanë besnik edhe i sinqertë. Përpara kur ka lind djali kanë thanë: ‘I besoftë pazari’, se u kanë shumë me rendësi mos me rrejtë edhe m’i besu njerëzit”, kishte thënë Muharrem Sylejmani nga fshati Cerrnicë në kohën kur ishte intervistuar nga Sadriu, i cili i kishte shkrepur disa fotografi. Imazhi e tij në disa versione është veç një prej atyre portreteve të 21 vetave që kanë qëndruar muajin e kaluar për një javë në Galerinë e Artit në Gjilan në kuadër të ekspozitës “Arti i rrudhave”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)