Kulturë

OVL e UÇK-së po e “analizon” shfaqjen “Bordel Ballkan”

Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka hapur si rast të kanosjes denoncimin e dramaturgut Jeton Neziraj për kërcënim me vdekje ndaj tij, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ende po merret me shfaqjen për të cilën reagoi pa u dhënë premierë.

Në ditën e 27-të të këtij muaji Neziraj kishte deklaruar në Policinë e Kosovës se një grup prej shtatë personash e kishin kërcënuar atë me jetë shkaku i shfaqjes “Bordel Ballkan” që si tekst i tij është inskenuar në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prokuroria ka hapur rast për këtë çështje. Por OVL e UÇK-së, siç ka deklaruar kreu i kësaj organizate të martën, ende “po e analizon shfaqjen”.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Ngucati, ka thënë se kolegët e tij nga kjo organizatë dhe Jeton Neziraj janë keqkuptuar ndërmjet vete... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.