Kulturë

“Autostrada Biennale” shqyrton të ardhmen e kufijve

Kthimi i vëmendjes botërore nga kufijtë e formave të ndryshme e ka shtyrë kuratorin nga Tajvani, Manray Hsu, që këtë temë ta shtjellojë edhe në Prizren, gjatë kësaj vere.

Kësisoj bienalja ndërkombëtare e artit bashkëkohor “Autostrada Biennale”, që do të mbahet në gusht dhe shtator të këtij viti në Prizren, në edicionin e parë do të përqendrohet në çështje të ndryshme të kufijve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Koncepti është shpalosur nga kuratori Manray, i cili ka theksuar se teksa pak dekada më parë dukej se e ardhmja i takonte një bote pa kufij, aktualisht ka një trend të kthimit të kufijve. Prandaj, sipas tij, në “Autostrada Biennale” do të shqyrtohet e ardhmja e tyre.

“E ardhmja e kufijve? Vetëm tri dekada më parë, kur globalizimi aktual vazhdimisht shembi muret e rregullimit dhe i bëri të gjithë kufijtë porozë, përgjigjja për këtë pyetje ka qenë qartësisht dhe definitivisht se e ardhmja është e një bote pa kufij. Sot bota duket se po shkon në drejtim të kundërt dhe kufijtë po kthehen. Çështjet e refugjatëve, punëtorëve emigrantë, korporatave transnacionale, katastrofave mjedisore, identiteteve nacionale dhe etnike, dhe kështu me radhë, sjellin në vëmendje kufijtë e formave të ndryshme, që mbahen në drejtësi, të drejta njerëzore dhe jonjerëzore, demokraci dhe politikë. E ardhmja e kufijve ka ardhur në qendër të vëmendjes të së sotmes sonë”, ka bërë të ditur Manray Hsu.

“Edicioni i parë i ‘Autostrada Biennales’ do të përdorë hapësirat e mrekullueshme historike të Prizrenit: Kalanë dhe korridoret e saj arkeologjike, zonën e Marashit, disa ndërtesa dhe rrënoja të trashëgimisë, dhe zonën e stacionit të autobusëve nga periudha e Jugosllavisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.