Kulturë

Mungesa e drejtësisë si pamundësi për lirinë

Kosova, si shtet, pas 20 vjetësh çlirimi nga falanga serbe, ka hyrë në një situatë paradoksale – frike e habie – të verifikimit të vërtetësisë së ekzistencës së vet për shkak të marrëdhënies shpërfytyruese që ka krijuar me idenë e drejtësisë dhe të lirisë, shkruan sot Koha Ditore.

Pikërisht në prillin e shënimit të përvjetorit të 20-të të masakrave dhe gjenocidit që Serbia kreu ndaj popullit shqiptar gjithandej Kosovës, përpos Serbisë si shtet, edhe ministrat serbë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, me agresivitet të paparë, jo vetëm që i mohuan krimet e kryera mbi popullatën e pambrojtur shqiptare gjatë periudhës ‘98-‘99, por edhe kërkuan shpagim për serbët, të cilët, gjoja paskan pësuar “nga egërsirat shqiptare” gjatë asaj kohe.

Paradokset e tilla, të paimagjinueshme para 19 vjetësh, tashmë janë bërë treguesit e gjendjes së paralizuar të substancës së ekzistencës sonë (individuale e kolektive në të gjitha rrafshet), si dhe pushtet i arsyes që e justifikon logjikën antinomike të të menduarit për veten tonë dhe të vetes sonë në raport me tjetrin. Si është e mundur kjo? (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore) /Arben Hoxha