Kulturë

Kampioni i mundjes në ish-Jugosllavi siguron jetesën me shitjen e librave

Dikur kampion i sportit të mundjes në ish-Jugosllavi, sot siguron jetesën nëpërmjet shitjes së librave.

59 vjeçari, çdo mëngjes zë vend në kioskën e tij në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Kalimtarë të rastit ndalen për të blerë librat e zhanreve të ndryshme që posedon librashitësi ambulant, raporton “Express” i KTV-së.

Jeta e Mirsad Krasniqit është e lidhur me librin dhe kapërcimi nga sporti në këtë pasion nuk ndodhi rastësisht.

E marta nuk ka qenë ditë e zakonshme për të, sepse më 23 prill e gjithë bota shënon ditën e librit, ditë që u shënua për herë të parë në Spanjë më 1995.

Mirsadi rrëfen se dashurinë për letërsinë e ka trashëguar nga babai i tij.

Njëri ndër librat që veçon në kioskën e tij është “Skënderbeu” nga Marlin Barleti i vitit 1964.

Jeta e një shitësi ambulant të librit nuk është e lehtë por ai nuk ankohet.

Mirsadi nuk pajtohet me konstatimet se rinia kosovare nuk lexon.

Deri javën që vjen, librat në kioskën e tij, do të shiten me zbritje, si simbolikë për ditën e librit.

Kioska e njeriut që jetën ia dedikoi librit, është e mbushur me libra historikë, psikologjikë, romane dhe të tjerë.