Galeritë e vogla, të punuara me shumë shije atistike dhe të cilat ofrojnë një komoditet të jashtëzakonshëm, janë në trend gjithandej.
Më në fund, një hapësirë e tillë tashmë e ka edhe kryeqyteti ynë, Prishtina. Kjo është galeria “Monet” e artistëve Blerta Surroi dhe Veli Blakqori.
Dyshja tha se ideja ishte që në qendër të Prishtinës të ketë një hapësirë kulturore, një ambient të ngrohtë artistik, që do të jetë një vendtakim i artistëve dhe artdashësve.
Kjo do të jetë një ‘shtëpi e kulturës’ e hapur për artistë të njohur, të rinj vendorë e të huaj.
Sipas të pranishmëve, një galeri e tillë është një hap i duhur.
Ekspozita e parë që u hap në këtë ambient ishte pikërisht e artistëve Surroi dhe Blakqori, të cilët u prezantuan me punë të ndryshme.
Galeria ka një program vjetor, i cili pritet të shpaloset me kohë. “Monet” ju pret në qendër të kryeqytetit, për të parë punë të bukura, për të lexuar botimet e Kohës dhe për të shijuar një kafe.