Kulturë

Ansambli “Shota” proteston me valle në Ditën e Punëtorëve

Anëtarët e ansamblit “Shota” kanë zgjedhur që për ditën e 1 Majit të protestojnë para Ministrisë së Kulturës duke kërkuar kështu paga të dinjitetshme, pasi që konsiderojnë se artistët janë ambasadorë të kulturës së një shteti.

Ata përmes një performance para Ministrisë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me trajtimin që po ua bënë shteti.

Ata kanë improvizuar një koncert, përmes së cilit kanë kërkuar paga të dinjitetshme, sigurime shëndetësore si dhe rregullimin e statusit me ligj për artistë.