Kulturë

Turqia moderne dhe Shqipëria osmane

Më 1919, bota do të ishte sy e vesh nga Parisi. Atje, të mbledhur në një konferencë, “të fortët” e botës po ridizajnonin kufijtë e ri të saj. Teksa ndëshkonin armiqtë e ngopnin orekset e tyre, fatet e shumë popujve viheshin në pikëpyetje, shkruan sot Koha Ditore.

Në mesin e shumë popujve që po ua qepnin hartat e reja, ishin edhe shqiptarët dhe turqit. Shqiptarët të pavarësuar nga Perandoria Osmane më 1913 në një shtet të vogël e të cunguar, që tashmë po i kontestoheshin edhe këta kufij. Në anën tjetër, Perandoria Osmane e cila ishte rreshtuar në anën e humbësve të luftës, tashmë po kërcënohej me asgjësim, e populli turk po dënohej me kufij të tkurrur vetëm në Detin e Zi.

E gjatë kësaj kohe vendimtare për fatet e këtyre dy popujve, në skenën politike do të dalin dy personazhe që do të shënojnë historinë e mesit të dy luftërave botërore: Ahmet Zogu i vetëshpallur më vonë si “Mbret i shqiptarëve” dhe Mustafa Kemali i njohur më vonë si “Babai i turqve”./Shasivar Kabashi

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)