Kulturë

Internati midis humbjes dhe rikthimit të shkëlqimit

Pothuajse janë në një oborr me Shkollën e Parë Shqipe të Ferizajt. Historia e tij është e lidhur me atë të shkollës.

Objekti që ka shërbyer si konvikt apo internat i shkollës, edhe tash e ka mbase fatin e lidhur me atë objekt. Çfarëdo që të bëhet me njërin, do të ndodhë edhe me tjetrin, shkruan sot “Koha Ditore”. E në Ferizaj tashmë është hapur një debat nëse ato duhet rrafshuar për t’i lënë vend ndërtimit të një parku a kompleksi banesash, apo diçka tjetër.

Dallon nga objekti i shkollës se ky megjithatë nuk është krejt i braktisur. Ata që e shfrytëzojnë aktualisht nuk janë për rrëzimin e tij. Madje japin ide se për çfarë do të mundë të shfrytëzohej ky objekt siç është më së miri.

U ndërtua në vitin 1934, në një stil të asaj kohe me ndikim nga fryma perëndimore. Hijeshia nuk i është zbehur, ani pse është i lënë pas dore. Shkëlqimi e funksioni i plotë mund t’i kthehej me një investim të vogël.

Shtëpi e dytë për nxënësit

Është historiani Ilir Bytyçi, përgjegjës për trashëgimi kulturore dhe muze në Ferizaj, ai që ka mbledhur një historik të shkurtër për këtë objekt.

Internati apo Konvikti i shkollës, ka thënë ai, është i ndërtuar në vitin 1934, ndërsa deri në përfundim të viteve 1991-92 ka shërbyer si konvikt (internat) për banim nga nxënëset që udhëtonin nga rrethet e Ferizajt... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.