Kulturë

Përfundojnë xhirimet e filmit të gjatë “Në kërkim të Venerës”

Kanë përfunduar xhirimet e filmit të gjatë artisitik “Në kërkim të Venerës” me regji dhe skenar të Norikë Sefës dhe me producent Besnik Krapin.

Në rolet krysore luajnë Kosovare Krasniqi dhe Erjona Kakeli; dhe në rolet tjetra: Basri Lushtaku, Rozafa Çelaj, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Anisa Ismaili, Sheqerie Buqaj, Bleon Monolli etj.

Filmi përcjell përjetimin e Venerës, një vajzë e re dhe e ndrojtur, e cila fillon një rrugëtim të ri në jetën e saj pasi takon shoqen e saj të re, Dorinen. Ky përjetim e bën atë të marrë guximin dhe t’i revoltohet familjes së saj tradicionale.

{gallery}

Xhirimet e filmit janë realizuar kryesisht në komunën e Kaçanikut dhe kanë zgjatur 30 ditë.

“Në kërkim të Venerës” është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi po ashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut.