Kulturë

Dirigjenti për të cilin jeta është tingull

Përkulja në stilin aziatik si formë e përshëndetjes, më pas një shaka për të dalë te shpjegimi i një filozofie të shkurtër jetësore, është forma e qasjes së dirigjentit Noorman Widjaja. Kështu vepron me gati secilin njeri që i jepet mundësia ta takojë.

Sikur ka marrë mision që të shpërndajë energjinë pozitive ngado që shkon. Ai është gjithmonë i buzëqeshur dhe i gatshëm për ta zbërthyer filozofinë e tij jetësore, shkruan sot “Koha Ditore”. E vetmja formë për ta parë Widjajan serioz është momenti kur ngjitet në skenë. Megjithëse edhe prej aty vërehet se mundohet të përçojë energjinë e tij tek instrumentistët teksa lëviz me tërë trupin.

Tund kokën, bën me duar, ngrihet majë gishtash për të parë rendin e fundit të frymorëve në orkestër. Hapësira e vogël në podiumin ku zakonisht dirigjenti zë vend në skenë, duket shumë e ngushtë kur ai interpreton.

Lëviz me tërë trupin dhe ato bëhen një me tingullin. Krijohen momente magjike. Widjaja vizitoi Prishtinën për herë të parë gjatë muajit mars. Ra në dashuri me qytetin, energjinë që gjeti dhe rininë kosovare... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.