Kulturë

Ministria e Kulturës e Shqipërisë shpall 130 projekte fituese nga 230 propozime

Descriptive Text

Projektet e përzgjedhura për mbështetje në Art&Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore nga Kolegjiumi i Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë për vitin 2017, janë 130 nga shqyrtimi i të paktën 230 projekt-propozimeve në art, kulturë dhe trashëgimi kulturore.

Ministria e Kulturës, më 1 dhjetor 2016 shpalli thirrjen për projekt-propozime për vitin 2017 në Art&Kulturë, e cila u mbyll në datë 13 janar 2017.

Kolegjiumi i Ministrisë së Kulturës mori në shqyrtim rreth 230 projekt-propozime në art, kulturë dhe trashëgimi kulturore, nga të cilat përzgjodhi 130 projekte fituese, duke ju referuar sot njoftimit zyrtar të Ministrisë shqiptare të Kulturës.

Edhe në këtë thirrje, ashtu si në vitin e kaluar, ka ardhur në rritje interesi i aplikantëve me propozime, ide dhe projekte të subjekteve, organizatave, apo shoqatave kulturore, sipas burimit.