Vitrina e orës është e kohëve të sotme. Nuk i ngjason asaj klasikes, e cila brenda ka edhe lavjerrësin që lëviz me sekonda. As numrat nuk janë romakë. Korniza është kafenjtë, por me nuancë të çeltë. E prapavija është krejt tjetër. Mund të tingëllojë si një përpunim i diçkaje të moçme. Por në fakt është më shumë se sa kaq.
Mesazhi është i qartë.
Vitrina, apo xhamllëku, siç i referohet artistja e njohur kosovare, e cila jeton dhe vepron në Britani të Madhe, Alketa Xhafa-Mripa, është Kuvendi i Maqedonisë që shihet qartë nga flamuri i vendosur në sfond. Urrejtjen dhe padrejtësinë e maqedonasve ndaj shqiptarëve e ka futur në këtë hapësirë të vogël si refletkim i ngjarjeve të fundit në Shkup që nxorën edhe një herë në skenë antishqiptarët, shkruan sot Koha Ditore. Është koha që kësaj fryme t’i vijë fundi dhe thirrja e Alketa Xhafa-Mripës është “Time is ticking”, siç e ka titulluar veprën.
Zgjedhja e shqiptarit Talat Xhaferi në krye të Kuvendit të Maqedonisë ka rezultuar të enjten me uzurpimin e ndërtesës së Kuvendit nga protestuesit e dhunshëm antishqiptarë dhe me sulmimin e lëndimin e një numri deputetësh të shumicës së re parlamentare, e cila përbëhet nga LSDM-ja e Zoran Zaievit, BDI-ja e Ali Ahmetit dhe “Aleanca për Shqiptarët” e Zijadin Selës.
Për më shumë se pesë orë Kuvendi ka mbetur i okupuar nga protestuesit, të cilët kanë hyrë lirshëm në ndërtesën e tij pasi kanë hequr barrikadat dhe policia nuk ka ndërhyrë për t’i penguar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
29 prill 2017 11:47
-
Shpërndaje në: