Kulturë

Harmonia pa rregulla e jazz-pianistit

Descriptive Text

Ecjen nëpër shtegun për t’u bërë pianist e kishte nisur qysh në moshën 6-vjeçare. Marko Churnchetz sot është ndër muzikantët bashkëkohorë më të njohur në Slloveni.

Është 32-vjeçar dhe ka pas vetes 26 vjet që merret me muzikë. Madje ndër kujtimet si tre e katërvjeçar ai prapë përmend ato që kanë të bëjnë me muzikën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Veten e mban në mend si një fëmijë i çuditshëm i fiksuar pas muzikës popullore sllovene. Në moshën 4-vjeçare të gjithë e kishin marrë vesh cili është çelësi për ta rehatuar fëmijën e dhënë pas muzikës me të cilën qe rritur dhe asaj nuk i ishte ndarë më.

“Dëgjimi i atij lloji të muzikës në atë kohë më kishte bërë mirë, sepse ma kishte ngulitur në mendje harmoninë dhe strukturat muzikore, për të cilat nuk e pata më asnjëherë problem”, rrëfyer Churnchetz.

Muzika si pjesë e qenies

Në moshën gjashtëvjeçare thotë se filloi të shkollohet për muzikën klasike dhe koka iu bë goxha lëmsh.

“Ishte goxha ndryshim të dal prej popullores te klasikja”, thotë ai.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)