Kulturë

OVL e UÇK-së s’pranon që kërcënoi Nezirajn, sonte në Teatër për shfaqjen që s’po u pëlqen

Teatri Kombëtar pritet të ketë spektator një pjesë të kryesisë së Organizatave të Luftës.

Pavarësisht se qytetarëve u bënë thirrje që ta bojkotojnë premierën e shfaqjes “Bordel Ballkan’, OVL e UÇK-së tashmë i ka blerë 15 bileta për ta ndjekur atë.

Zotohen se nuk do ta prishin shfaqjen, por do të reagojnë në përputhje me spektatoret e tjerë, duke mbrojtur vlerat e luftës. Neziraj thotë se drama është një realitet artistik dhe nuk është kundër askujt, e as kundër luftës së Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe ai vetë.

Sipas tij, shfaqja në fakt është një histori kundër luftës. Skenaristi ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës si kanosje, pasi thotë se u kërcënua me jetë.

Policia mori në pyetje kryetarin e OVL-së, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin Migjen Shala, të cilët mohuan kërcënimin, por pranuan konfliktin verbal.

Pavarësisht të gjithave, veteranët janë të bindur se nuk janë cenzurues të demokracisë, por skenaristi Neziraj thotë se kërkesa për ta parë skenarin para shfaqjes ndodh vetëm në shtetet diktatoriale.


OVL e UÇK-së s’pranon që kërcënoi Nezirajn... by kohanet